• |
ide | kryesore

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas publikojnë foton e vajzës së tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kanë publikuar për herë të parë një foto familjare me vajzën e tyre, Malti Marie Chopra Jonas.

Përmes rrjeti social,Instagram, cifti  zbuloi se vajza e tyre kaloi më shumë se 100 ditë në njësinë e kujdesit intensiv për të porsalindurit.

“Në këtë Ditë të Nënës nuk mund të mos reflektojmë për këto muajt e fundit dhe situatën në të cilën kemi qenë, të cilën tani e dimë, aq shumë njerëz e kanë përjetuar gjithashtu”, kanë postuar Jonas dhe Chopra në faqet e tyre përkatëse në Instagram. “Pas 100 ditësh më shumë në NICU, vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi. Udhëtimi i çdo familjeje është unik dhe kërkon një nivel të caktuar besimi, dhe ndërsa i yni ishte disa muaj sfidues, ajo që bëhet shumë e qartë,  është se sa i çmuar dhe perfekt është çdo moment.”

Fotoja që dyshja shpërndau tregon Chopra duke mbajtur vajzën e tyre në gjoks ndërsa Jonas mban dorën e vajzës së tyre. Ata u shprehënse ata janë “të gëzuar që vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi”, dhe falënderuan stafin mjekësor që ndihmuan për t’u kujdesur për Malti Marie ndërsa ajo ishte e shtruar në spital.

Nick dhe Priyanka njoftuan në janar 2022 se ata kishin mirëpritur një fëmijë me anë të një surrogate. Çifti u martua në Indi në dhjetor 2018, vetëm pesë muaj pas fejesës, sipas Entertainment Tonight./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *