• |
ide | kryesore

Rasti i Ilvi Metës, Duma e Çuçi përplasen në Kuvend: Jep dorëheqjen!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grida Duma dhe Bledi Çuci janë përplasur në Kuvend për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku humbi jetën Ilvi Meta. Deputetja e PD tha se kjo ngjarje tronditi jo vetëm qytetin e Kavajës, por mbarë shoqërinë , duke shtuar se problem më i madh është se këtu po u rrëshqiti këmba të varfrit je i mbaruar.

“I ftoj kolegët mazhorancës dhe opozitë me gjithë padëshirës për të bërë jetë parlamentare t’i hedhin sy fotove që kam , janë dy foto në Komisariatin e Kavajës me dy lidhëse që ngjan me atë të këpucëve që pretendohet se ka vrarë veten. Këto janë provat e administruara…Ndaloj tek ky rast..sepse kam shkuar atë natë në familjen e djalit të vdekur në Komisariatat dhe më e kombshme se sa vdekja në të gjitha humbjet e jetëve është një vajtim , sidomos i nënës, por aty kishte pllakosur heshtja. Mpirja , mungesa e të vërtetës dhe trauma ishin më të mëdha se morti. Tek ajo familje përveçse ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, pyeta për çfarë akuzohej djali, për një derë alumini më tha, madje tha se e kanë dënuar disa herë për gjëra që nuk i ka kryer, madje është dënuar kur ka qenë tek motra në Greqi, e gjenin fajtorin tek ai. Mendoi se sa janë ata që nuk mbrohen dot…Nuk e besoj kurrë që ka vrarë veten, kështu shprehej i ati.”, tha Grida Duma.

Pas saj ka reaguar Ministri i Brendshëm, i cili kërkoi të mos përdorej ngjarja politikisht 

 “Rasti në fjalë është ndër më të pastërtit përsa i takon hetimit penal e procedurial në lidhje me ngjarjen. Bashkë me Agjencinë për Mbikëqyrjen Policore i kemi shkuar deri në fund hetimeve për të nxjerrë përgjegjësitë që ka pasur trupa e Policisë së Shtetit në Komisariatin e  Kavajës deri në neglizhenca që ato kanë bërë që kanë sjellë më pas atë ngjarje fatale. Nuk ka asnjë aludim apo rrethanë periferike që të hedhë dyshime për ngjarjen, as nga prokurori, as nga hetuesit dhe as nga mjekët ligjorë. Ftoj gjithë deputetët që pasi të mbarojnë hetimet dhe gjykata të shprehet, të bëni hetim parlamentar për ngjarjen nëse nuk bindeni që ajo s’ka të bëjë fare me asnjë nga aludimet që ju bëni”, tha Çuçi.

 



3 Comments

  1. Paska filluar kjo manjakja fushaten per te kandiduar per kryetare te PD. Po i servilosej Bashes deri en sekondine fudnit, dhe kur e pa qe basha u mbyt, kjo ishte epara qe i dha shqelmin.Padyshime dhe Salianji, i cili mbajti anen e dashnores dhe jo te kryetarit. Po kur robi eshte i pabese, si mund ta besoj dhe votoj per kryetar partie? Grida mos u mundo kot, se e dime qe ke ambicie politike, se ashtu ta mbushi menjen Arjan Curri, dhe jo se po ta ndjen shume per Ilvi Meten. Dhe ta dish sa poshte ke rene, me ato nderrimet e shpeshta te flokeve,me keq se adoleshentet, me ate shikimin flirtus dhe kafshimin e buzeve ,kur sheh ndonjeburre qe te duket si Salianji. Mos te flasim tani qe u tregove edhe e pabese ndaj kryetarit,ashtu si ndaj burrit dikur. Prandaj Grida e dashur me mire rri larg kamerave e mbase harrohesh , se per te fituar sbesoj se do fitosh ndonjehere,as si deputete e jo me post me te larte

  2. Thate se eshte filmur gjithçka , biles kete e tha vete palloshi , athere pse nuk jepni filmimin ne menyre qe te bjere posht çdo aludim i mundeshem? Per mua eshte vrasje e mirfillt dhe nje tentative e shtetit per te na e percjelle si vetvrasje . Nje njeri qe ka hyre e ka dale nga komisariatet me dhjetra here nuk e ben nje gje te tille ne jete te jeteve . Keshu tentuat te na mostronit edhe per te ndjerin Rasha , biles na doli edhe nje pistolete qe kurre nuk u hetua dhe kurre e nuk e mori vesh njeri se kush e shpiku . Ju te vrisni naten e te qani diten o hijena me fytyre njeriu . I drejtohem opozites qe te kembengul deri ne fund e do te shoh se keta jane varses se popullit te tyre , jane vrases gjakftohte . Dhe ankohemi nga greku se i vrasin Shqiptaret neper burgjet e tyre kur i vasim dhe i çnderojme me keq vete .

  3. Me e turpshme se ky manipulim ishte ajo qe ndodhi sot ne parlament ku deputetet e majte nuk denjuan as te mbanin nje minute heshtje per te vraret ne komisariate . SA TURP .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *