• |
ide | kryesore

Shoferi i autobuzit ngacmon seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Mësohet se i arrestuari është shoferi i një autobusi, me të cilin 15-vjeçarja po udhëtonte nga Tirana drejt Korçës.

Babai i të miturës gjatë dëshmisë në polici, ka thënë se A.B, 35-vjeç e ka prekur vajzën në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj.

“Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare”– njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *