• |
ide | kryesore

“Sikur e ndjeva që kur e thirra”: ‘asi’ i Plorit instikt i pastër

-Instant, Sport



“Sikur e ndjeva që kur e thirra. Çoba ka hyrë pa nxehje fare. Që në momentin që i shkoi topin sikur e parandjeva që do të shënonte”. Elvis Plori është akoma në krahët e entuziazmit për një fitore emocionale, e ardhur në minutën e 5 shtesë, me një gol të të sapofuturit në fushë Mehdi Coba. “Çobën unë e kam aktivizuar pothuajse në të gjitha takimet. Klubi i ka sytë nga ai. Kot nuk e rinovuam kontratën. Çoba është gati dhe e ka treguar. Konkurrenca është e fortë. Gjithsesi shpresojmë te ai dhe e them me plotë gojën që Vllaznia dhe Shkodra do bazohen te ai”.

Tekniku shkodran i gëzohet fitores së dytë në pankinën shkodrane, por nuk harron të evidentojë edhe problemet që kanë kuqeblutë: “Ne nuk mund të fitojmë për një arsye. Përpara portës nuk jemi cinik sa duhet. Marrëdhënia me portën ka lënë mangësi. Sot që na u dhanë rastet duhet të shënonim. Duke pasur dhe presionin e pikëve dhe ajon ka ndikuar. Ndikimi më i madh kanë qenë oraret e ndeshjeve. Orari sot të jep një natyrë më serioze. Automatikisht entuziazmi rritet – shpjegoi tekniku kuqeblu, duke shtuar -. Të them të drejtën po të mendojmë me llogari, e para ishte fitorja sot. Tirana e ka arritur objektivin kryesor, ajo nuk e ka dëshirën dhe entuziazmin. Gjithsesi jam i lumtur për rezultatin e sotëm”, ishin fjalët e Plorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *