• |
ide | kryesore

Tre minuta për të shembur Egnatian: kampionët në fuqi sigurojnë mbijetesën

-Instant, Sport



Teuta siguron matematikisht qendrimin në Superiore, duke mposhtur 3-1 në sfidën direkte Egnatian, që duhet të mendojë seriozisht tani për zonën playout, para se cilës rrogozhinasit duhet të qartësojnë idetë pas humbjes së tretë radhazi në kampionat. Në tre minuta mes të 10 e të 13, kur ende nuk ishte regjistruar goditja e parë në portë, Teuta shënoi një dygolësh të tmerrshëm, që e bëri Egnatian ta lëshonte zemra e humbi midis edhe një 11 metërsh.

Beqja korigjoi me kokë në rrjetë në minutën e 10, krosimin e Kotobellit, duke i dhënë avantazhin durrsakëve e duke thjeshtuar ndeshjen. Në fakt shkoi pikërisht kështu, pavarësisht se Hebaj dështoi të dyfishonte në minutën e 12, duke u hiponotizuar nga Puja që priti penalltinë, sa për të shtyrë takimin me nxjerrjen e topit nga rrjeta, sepse 60 sekonda më pas Daci, siguroi rezultatin në 2-0.

Në dhomat e zhveshjes mbeti edhe njeriu simbol i Egnatias, Pedro Augusto, në vend të tij Magani, por është akoma Teuta që sulmon e miqtë që, pa mundur të krijojnë asgjë, vetëm mbrohen. E megjithatë goli i tretë i Teutës erdhi në minutën e 60, me Peposhin, që i shërbyer nga Hebaj, kaloi mbrojtësin në markaturë përpara se të thyente edhe njëherë Pujën. Tërheqja e Teutës i dha terren miqvë që në 15 minutat e fundit goditën traversën me Xhekson në të 76’ e shënuan golin e nderit në minutën e parë shtesë me Maganin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *