• |
ide | kryesore

Video/ “Madrilenë bij kur*e”: tifozët e Atleticos ofendojnë një prind me të birin me fanellën e Real, në sektorin e gabuar

-Instant, Sport, Video



Një aventurë e shëmtuar për një baba dhe djalin e tij, mbështetës të Real Madrid, të cilët u gjendën në sektorin e tifozëve të Atleticos gjatë derbit të Madridit. U desh të ndërhynin stjuardët për të shpëtuar dy miqtë që e panë veten keq.

Derbi i Madridit ndërmjet Atleticos dhe Realit ishte si gjithmonë me tension të lartë pavarësisht se Blancos tashmë janë kampionë të Spanjës. Nga ana tjetër, Colchoneros kishin nevojë për pikë të vlefshme për të tentuar të mbyllnin vendin në Champions League për vitin e ardhshëm dhe ia dolën. Penalltia e shënuar nga Carrasco i lejoi skuadrës së drejtuar nga Simeone të merrte tre pikët pas një ndeshjeje të luftuar.

Në mbrëmjen e Wanda Metropolitanos nuk munguan kontestimet, si ajo për mungesën e korridorit të respektit nga vendasit për kampionët e La Ligës, madje as përplasjet brenda dhe jashtë fushës. Një situatë fatkeqe u krijua në tribunë për një baba dhe djalin e tij, të cilët si tifozë të Realit u gjendën në mes të një sektori plot me tifozë të Atleticos. Disa mbështetës Colchoneros i vunë re dy të paftuarit, të cilët kishin veshur fanellën e mbanin një shall të Realit dhe u përpoqën t’i largonin nga sektori. Burri dhe djali pastaj u bënë viktimë e ofendimeve, mes të cilëve “madrilenë bij kur*e “.

Në atë moment u desh të ndërhynte siguria e stadiumit dhe të nxirrte dy miqtë jashtë sektorit. Gjithçka është kapur nga kamerat e transmetuesit spanjoll Movistar dhe ka shkaktuar shumë debate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *