• |
ide | kryesore

Zelensky: Rusia do të humbasë, sepse e keqja humbet gjithmonë

-Instant, Lajme, Planet



Në prag të Ditës së Fitores, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte harruar gjithçka që ishte e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se e gjithë bota e lirë mund të shihte se Ukraina ishte “pala e së mirës në këtë luftë”, duke shtuar se Rusia “do të humbiste, sepse e keqja humbet gjithmonë”. Presidenti ukrainas akuzoi rusët për “bombardime të rënda” në disa rajone të Ukrainës, përfshirë atë që vrau 60 njerëz të fshehur në një shkollë në Luhansk.

Sipas Zelensky-t Ukraina është pjesë e botës së lirë dhe e një Evrope të bashkuar, ndërsa Rusia është e vetme.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *