• |
ide | kryesore

Zgjedhja e presidentit të ri/ Paloka reagon ashpër ndaj Alibeajt: Lojë e turpshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me draftin e propozimeve për mënyrën si duhet të zgjidhet pasardhësi i presidentit Ilir Meta, të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët mbrojnë tezën që duhet të përfshihen në diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.  Paloka e quan të turpshme përfshirjen e Alibeajt dhe deputetëve të tjerë në këtë proces, duke thënë se Rama mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf ndërsa Alibeaj i mbledh me e-mail. Sipas tij, kandidati për president do të jetë i Ramës dhe emri do të dalë nga goja e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

“Propozimet e Ramës shiten si kritere te “opozitës” ! Loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si President konsensual, zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën me të trashë.  Rama bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf,  Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Ramës do dale nga goja e L.B, E.A… Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojnë ndjekin këtë rrugë, janë thjeshte viktima naive qe po përdoren apo janë me vullnet te plote ne këtë lojë?! Përgjegjësia është e tyre”, shkruan Paloka.



5 Comments

  1. qeveria Meta kishte një njësi anti-korrupsion, e cila drejtohej pikërisht nga Arben Kraja, sot drejtues i SPAK-ut.

    Arben Kraja kishte shef Ilir Metën, i perceptuar dhe i akuzuar nga Sali Berisha dhe Fatos Nano si një nga kryeministrat më të korruptuar në kontinent.

    Arben Kraja është dëshmitari kyç i korrupsionit historik të viteve 2000-2002, nën drejtimin e Ilir Metës.

    Korrupsioni i viteve 2000-2001 është trualli ku u ngrit LSI-ja tre vite më vonë, në 2005.Ti vjedh vota per tu bere kryekar i keshillit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *