• |
ide | kryesore

Zhduken dy gra në Pogradec e Elbasan, reagon policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy gra janë zhdukur në Pogradec dhe në Elbasan. Konkretisht më datë 08.05.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur V. I., 54 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, e cila ka bërë kallëzim se më datë 25.04.2022, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj E. I., 28 vjeçe. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e shtetases E. I.

Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Elbasan ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 43 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori”, Elbasan, se është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja M. L., 37 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *