• |
ide | kryesore

Arrestohet reperi Young Thug

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur Young Thug, u arrestua të hënën me dyshimin për përfshirje në bandë dhe komplot për të shkelur ligjin e shantazhit penal të Xhorxhias.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jeffery Williams, u akuzua në një aktakuzë që e identifikoi atë dhe 27 persona të tjerë si anëtarë të së njëjtës bandë kriminale dhe akuzoi disa prej tyre për krime të dhunshme, duke përfshirë vrasjen dhe tentativën për grabitje të armatosur.

Arrestimi i tij vjen pas vrasjes së LaKevia Jackson, nëna e një prej fëmijëve të tij e cila u qëllua dhe u vra në një rrugicë në Atlanta./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *