• |
ide | kryesore

Berisha: Nuk do ta pranoj marrëveshjen Rama-Basha për zgjedhjet me prim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë pasur një darkë në Dhërmi pak ditë më parë. Berisha thotë se Basha dhe Rama kanë rënë dakord për Reformën Zgjedhore ku do të futet me “primi”.

“Opozita do të përdorë të gjithë forcën e saj për të protestuar ndaj saj. Rama e ka refuzuar “primin” në 2008 në mënyrë kategorike. Unë ia propozova. E ka Spanja, Greqia, Gjermania, por Rama ishte gati të hidhte poshtë të gjithë procesin që të mos e pranonte.

Edi Rama tani e kërkon për partinë me kusht që të mos ketë koalicione, këto mund t’ia shesë Lulzim Bashës, por kurrë Partisë Demokratike. Kurrë më do të jetë ajo që ka qenë ndaj dhunimeve elektorale të Edi Ramës. Kjo merr fund. PD s’do të jetë më kurrë ajo që ka qenë” – tha Berisha në Syri TV.

Zgjedhje me prim janë ato ku partia e renditur e para merr një nuëmr të caktuar deputetësh bonus për të garantuar një qeverisje më të qetë. ©LAPSI.al

 



5 Comments

    1. Pra o Llum, me 2008-en,kur e propzoi Sala, ja paska sugjeruar Sorrosi qe ishte ne ate kohe miku i Sales.
      Edhe kete sistem qe kemi sot, ku deputetet i cakton kryetari i partise, dhe nuk ka fare perfaqesim direkt te elektoratit, po ky Sale ja propzoi Rames dhe te dy rane dakord fshehurazi per ndryshimin e sistemit.
      Primi eshte i gabuar, por edhe gjithe sistemi eshte i gabuar.
      Elektorati, populli, duhet te jene te perfaqesuar ne kuvend nga nje person i caktuar qe vjen me votat direkte te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *