• |
ide | kryesore

Bordi njofton çmimin e ri të naftës, benzinës dhe gazit në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çmime të reja janë vendosur ditën e sotme nga Bordi i Transparencës për shitjen e karburanteve me pakicë dhe shumicë në tregun vendas. Bordi ka vendosur, miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 10.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

220 Lekë/litri për gazoilin;
212 Lekë/litri për benzinën;
88 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 7.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

232 Lekë/litri për gazoilin;
224 Lekë/litri për benzinën;
100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.



3 Comments

  1. Gjithandej nafta eshte ulur vetem ketu ngrihet dhe nuk protestohet . Eshte ekonomia o milet , eshte ekonomi tregu dhe po nuk u ankove po nuk ngrite zerin po nuk protestove me thell do ta hani o kara me zyle .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *