• |
ide | kryesore

Çifti i aksidentuar në Tiranë, ende në gjendje të rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çifti i aksidentuar 2 ditë më parë, Vilma dhe Arjan Konomi ndodhen ende në spital ndërsa foshja e tyre ka dalë. Gruaja është në gjendje më të rëndë. 

Arjani dhe Vilma ndodhen në dy dhoma të ndryshme, ndërsa nuk dihet si do jetë vijueshmëria e gjendjes së tyre shëndetësore. Të dy së bashku me foshnjën e tyre 3 muajshe po kalonin në vijat e bardha te Rruga e Kavajës këtë të diel.

Me shpejtësi dhe me të kuqe, Ajas Sulejmani i përplasi te vijat e bardha. Pasi shkaktoi aksidentin, autori 39 vjeçar braktisi aty mjetin me targa gjermane dhe u largua menjëherë.

3 orë pas aksidentit, në një spital privat po në Tiranë, u arrestua 39 vjeçari Ajas Sulejmani, i cili pretendonte se ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi në makinë kishte një tjetër fëmijë që ishte lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *