• |
ide | kryesore

Grabitën miliona lekë në bankën e Koplikut, autorët lënë makinën afër kufirit me Malin e Zi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Automjeti tip “Benz” që u përdor nga 3 grabitësit e bankës në Koplik ditën e djeshme është sekuestruar këtë martë nga policia. Mësohet se mjeti është gjetur në zonën e quajtur Shegan në afërsi të liqenit të Shkodrës, në afërsi me kufirin me Malin e Zi. Ditën e djeshme, 3 grabitës të armatosur të maskuar kanë hyrë në një bankë të nivelit të dytë në Koplik dhe kanë marrë paratë e arkës. Burimet bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë 10 mijë euro, 1 mijë dollar dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme. Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar dhe kërcënuar me armë. Nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan me një mjet “Volkswagen” ngjyrë të errët e cila më pas është gjetur nga policia e djegur në dalje të qytetit. Autorët më pas ndaluan një Benz në të cilin ndodheshin tre persona. I kërcënuan me armë dhe i zbritën nga mjeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *