• |
ide | kryesore

Haaland kalon vizitat mjekësore, zyrtar kalimi te Man City: Dortmund njofton zëvendësuesin e norvegjezit

-Instant, Sport



Erling Haaland është një lojtar i ri i Manchester City. Klubi anglez e ka zyrtarizuar lajmin përmes kanaleve sociale: “Është gjetur një marrëveshje me Borussia Dortmund”. Sulmuesi norvegjez ka kaluar kontrollet mjekësore në qytetin anglez dhe është nisur menjëherë drejt Gjermanisë. City, i cili do të paguajë 75 milionë eurot e klauzolës së zgjidhjes së kontratës në arkët e gjermanëve, pasi tentoi për një kohë të gjatë pa sukses transferimin e Harry Kane, më në fund do të mund të llogarisë në një sulmues tipik në qendër të sulmit.

City do t’i garantojë sulmuesit të ri një kontratë si një lojtar i madh: 30 milionë në vit për pesë sezonet e ardhshme. Në Dortmund tashmë kanë identifikuar zëvendësuesin: është Karim Adeyemi, i lindur në vitin 2002 i zyrtarizuar sot, i cili këtë sezon ka shënuar 19 gola në 22 ndeshje me Salzburg, si dhe ka shënuar edhe 3 gola në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *