• |
ide | kryesore

Ishte dëmtuar nga tërmeti, shembet me tritol pallati 6-katësh në Durrës (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pallat i vlerësuar me dëme të konsiderueshme të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, u shemb me shpërthim të kontrolluar. Nga shpërthimi nuk raportohet për probleme dhe dëmtime anësore. Banorët e lagjes 13 në Durrës janë lajmëruar dje nga ana e IKMT-së, që sot ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë.

Shembja e pallatit u bë me shpërthim të kontrolluar me lëndë eksplozive nga forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe ato të Durrësit si dhe nga forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *