• |
ide | kryesore

Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borell, ka organizuar një darkë joformale për liderët e Ballkanit Perëndimor nesër në Bruksel. Në këtë organizim nuk dihet nëse do të marr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq mediat serbe kanë konfirmuar se presidenti serb Aleksander Vuçiç do të jetë prezent nesër në kryeqytetin evropian, transmeton Gazeta Express.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se darka është tradicionale që organizohet njëherë në vit.

Sipas mediave serbe, fokusi në këtë darkë joformale do të jetë për situatën në Ukrainë dhe sigurinë rajonale. /Express



2 Comments

  1. Kjo darka e Borrell eshte turizem i zyrtareve europiane ne kohe krizash per davete, te cilat i bejne si darka joformale dhe cdo vit, por qe nuk ka emer tjeter vec papergjeshmeri e shperdorim i taksave te europianeve.

    Teksa qytetareve u imponojne kursim dhe cmime te larta si sakrifica te nevojshme per Ukrainen, nuk sakrifikojne qejfet e qokat mes tyre.

    Dyfytyresi e hipokrizi me “politikane qe mendojne per Europen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *