• |
ide | kryesore

Ndryshimi i klimës: 50 pëqind shanset për kapërcimin e kufirit të ngrohjes

-Instant, Arkiva, Planet



Sipas një analize të re, mundësitë për të kapërcyer një kufi të rëndësishëm të ngrohjes globale janë rritur ndjeshëm. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se tani ka rreth pesëdhjetë me pesëdhjetë përqind mundësi që bota të ngrohet me më shumë se 1.5C gjatë pesë viteve të ardhshme.

Një rritje e tillë do të ishte e përkohshme, por studiuesit janë të shqetësuar për drejtimin e përgjithshëm që kanë marrë temperaturat.

Është pothuajse e sigurt se në periudhën 2022 – 2026 do të ketë një vit rekord më të nxehtë, thanë ata.

Zyra e Met është Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa nivelet e gazeve ngrohëse në atmosferë janë grumbulluar me shpejtësi gjatë tre dekadave të fundit, temperaturat globale kanë reaguar duke u rritur hap pas hapi.

Në vitin 2015, temperatura mesatare në botë fillimisht shkoi 1 gradë Celcius mbi nivelet para-industriale, të cilat përgjithësisht mendohen si temperatura të regjistruara në mesin e shekullit të 19-të.



1 Comment

  1. VERTET I MADHI ZOT NA I DHA GJITHA MUNDESIT .POR FATKEQESIJA JON QE PO E PESOJM ESHTE SE NUK PO JUSTIFIKOJM PERGJEGJSIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *