Një shofer është arrestuar në Berat pasi shkeli rregullat e Kodit Rrugor. Mësohet se 59-vjeçari B.V. është vënë në pranga pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore. Kjo për të ishte shkelja e dytë e ligjit pasi ai u ndalua nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Mbas kapjes në ‘gabim’, shoferi tentoi t’ja hidhte duke i ofruar një kartëmonedhë 5000 lekëshe policit.
Kështu 59-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.