• |
ide | kryesore

“Nuk do të shkoj te City”: refuzimi i Pogba i jep shpresë Juventusit

-Instant, Sport, Video



Paul Pogba ka qenë objekt i dëshirave të Juventusit prej kur nuk mbahet mend dhe tashmë është (pothuajse) e sigurt se ai do të largohet nga Manchester në fund të sezonit me parametër zero. Francezi në fakt fishkëllehet cdo fundjavë në Old Trafford, ku konsiderohet ndër fajtorët kryesorë për sezonin zhgënjyes të Djajve të Kuq, me Champions që u zbeh në mënyrë të bujshme ndaj Brighton. Sipas ekspertit të transferimeve të merkatos, Nicolò Schira, Paul e ka refuzuar ofertën e rëndësishme ekonomike të Manchester City sepse në të ardhmen e tij janë vetëm dy skuadra.

Pas eliminimit nga Champions League në gjysmëfinale ndaj Real Madrid, Citizens janë edhe më të vendosur në përpjekje për të fituar edicionin e ardhshëm, duke nënshkruar me lojtarë të nivelit më të lartë. Nëse për Haaland është praktikisht e kryer, situata për Paul Pogba, i cili sipas Schira u ka thënë jo atyre, është ndryshe. “Ka vetëm 2 rrugë për Paul Pogba: PSG dhe Juventus, të dy të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin francez me parametër zero. Pavarësisht zërave, Pogba nuk është në negociata të avancuara me City. Në të ardhmen e tij do të jetë vetëm Paris apo Juve”.

Paul Pogba ka veshur fanellën e Juventusit nga viti 2012 deri në vitin 2016, i marrë si transferim i lirë nga Manchester United nga i cili u lejua të largohej për arsye karakteri. Me mbërritjen në Torino si zëvendësues i Pirlos, Allegri mundi ta përmirësonte si mesfushor dhe në pak kohë Paul u bë një nga mesfushorët më të fortë në Serie A. Megjithatë, në vitin 2016, Zonja e Vjetër nuk mundi t’i rezistonte 70 milionë paund të ofruara nga Manchester United dhe lejoi largimin e francezit. Akoma sot, Pogba mbahet mend me dashuri te Juventusi dhe klubi prej disa kohësh po përpiqet ta rikthejë në Continassa. Kjo mund të jetë koha e duhur, Pogba dëshiron të rifillojë në një kampionat ku ka shpërthyer, në një mjedis ku e kanë dashur gjithmonë dhe me një trajner që e ka vlerësuan gjithmonë.

https://youtu.be/mdjgXTiTACE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *