• |
ide | kryesore

Pagat e futbollistëve: Haaland te City bëhet ndër më të paguarit, ‘dështakët’ Bale e Hazard mbeten në top 10

-Instant, Sport



Lionel Messi është lojtari më i paguar nga një klub. 75 milionë euro të përfituara në dyvjecarin e tij me PSG-në i dhanë vendin e parë në këtë renditje speciale. Edhe pse, bashkë me sponsorët, rivali i përjetshëm Ronaldo e superon.

Paga e O ‘Ney rritet nga një bonus besnikërie, në rast qendrimi deri në 2023 në Paris, prej 50 milionë euro. Vetëm pak më të ulëta të ardhurat e sponsorëve për brazilianin, në krahasim me dyshen në Olimpin e futbollit, Messi dhe Ronaldo.

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Manchester United, e cila me bonuse i sjell atij 70 milionë në sezon në xhepin e tij, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në Premier League. Me të ardhurat nga reklamat, megjithatë, ai është futbollisti më i pasur në botë.

Haaland me kontratën e tij të re gati për t’u nënshkruar me Manchester City është vetëm pas tre përbindshave të sportit. Për të janë gati 30 milionë neto në sezon, të cilat bashkë me bonuset do t’i lejonin madje edhe të kalonte Ronaldon.

Mbappè përfiton “vetëm” 28 milionë sezonalë. Një shifër që megjithatë sigurisht që do të dyfishohet vitin e ardhshëm, pavarësisht destinacionit të tij, duke e bërë francezin një nga më të paguarit ndonjëherë.

Pogba është në thyerje të raportit me Manchester United, por gjetja e një destinacioni merkato, që t’i garantojë të ardhura si në Manchester do të jetë e vështirë për të. Paga e tij aktuale është 27 milionë euro në vit.

Lewandowski e përfundoi karrierën e tij te Bayern, me të cilin fitoi gjithçka dhe u bë një nga sulmuesit më produktiv në historinë e futbollit europian. Paga e tij sezonale në vitin 2021 ishte 27 milionë euro.

Gareth Bale nga 1 korriku do të jetë pa kontratë. Pas viteve të fundit, të kaluara si i ndarë në shtëpi me Realin, vlera e tij në treg ka rënë ndjeshëm. Megjithatë, paga e tij në kontratë mbetet në 26 milionë sezonale.

Situatë e ngjashme për Eden Hazard. I goditur nga dëmtimet ai tani është një objekt i huaj në shtëpinë e Realit. Megjithatë, paga e tij mbetet 26 milionë euro në sezon.

Momo Salah është bërë efektivisht një nga lojtarët më vendimtarë në skenën evropiane. Paga e tij te Liverpool është 25 milionë në sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *