• |
ide | kryesore

Paranojën e spiunëve, në Botërorin 2006, Lippi e zgjidhi kështu: “Në sinjalin tim, ulni mbathjet”

-Instant, Sport



Marcello Lippi është rikthyer të flasë për Kupën e Botës 2006, të fituar në pankinën e Italisë, përballë studentëve të Universitetit të Romës. Gjatë takimit me temë “Lidershipi, sporti dhe vlerat e grupit” spikat një histori zbavitëse për përgatitjen e gjysmëfinales kundër Gjermanisë vendase. Në një situatë tensioni para ndeshjes, Marcello Lippi rrëfen se ishte pushtuar nga një ndjenjë persekutimi deri në atë pikë sa të dyshonte se kombëtarja gjermane kishte dërguar fotografë për të spiunuar seancat stërvitore të Italisë.

“Në mëngjesin e gjysmëfinales kundër Gjermanisë – tregoi Lippi – po bënim nxemjen në një fushë pranë Dortmundit, kur pashë blitze drite që vinin nga një pyll me pisha aty pranë. Kisha dyshimin se ndonjë fotograf ishte fshehur dhe spiunonte skemat tona. Kështu që unë u zbulova lojtarëve të mi frikën se ishte dikush dhe u thashë: ‘bëni sikur luani, vendosuni të gjithë në radhë, kthejeni shpinën nga korija ku ndoshta është dikush dhe në sinjalin tim, përkuluni dhe ulni pantallonat'”.

Lippi vazhdoi tregimin: “Ata e bënë atë dhe ne u argëtuam shumë. Fakti që nuk doli asnjë foto tregon se nuk kishte fotograf të strukur. Por tregon edhe qetësinë dhe harmoninë që po përjetonte grupi, një karakteristikë e domosdoshme për të fituar. Sepse aftësitë e nevojshme teknike nuk mjaftojnë nëse nuk ka harmoni në grup. Trajneri më i mirë nuk është ai më kompetenti, por ai që arrin të krijojë grupin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *