• |
ide | kryesore

Po apo jo, NATO-s? Vendimet e rëndësishme nga Finlanda dhe Suedia këtë javë

-Instant, Arkiva, Planet



T’i bashkohesh apo mos t’i bashkohesh? Çështja e NATO-s është në qendër të politikës këtë javë në Finlandë dhe Suedi, ku pushtimi rus i Ukrainës ka shkatërruar besimin e krijuar prej kohësh se qëndrimi jashtë aleancës ushtarake ishte mënyra më e mirë për të shmangur telashet me fqinjin e tyre gjigant.

Nëse Presidenti i Finlandës dhe socialdemokratët qeverisës në të dy shtetet dalin në favor të pranimit ditët e ardhshme, NATO së shpejti mund të shtojë dy anëtarë pikërisht në kufijtë e Rusisë.

Ky do të ishte një zhvillim historik për dy vendet nordike: Suedia i ka shmangur aleancat ushtarake për më shumë se 200 vjet, ndërsa Finlanda pranoi neutralitetin pasi u mund nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Anëtarësimi në NATO nuk u shqyrtua kurrë seriozisht në Stokholm dhe Helsinki deri në momentin kur forcat ruse sulmuan Ukrainën më 24 shkurt. Brenda natës, biseda në të dy kryeqytetet u zhvendos nga “Pse duhet të bashkohemi?” në pyetjen tjetër: “Sa kohë duhet?” që të bashkohemi me NATO-n.

Së bashku me rezistencën e ashpër të Ukrainës dhe sanksionet e gjera perëndimore, kjo është është një nga mënyrat më domethënëse në të cilat pushtimi duket se i është kundërvënë Presidentit rus Vladimir Putin.

Nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen aleancës, Rusia do ta gjejë veten plotësisht të rrethuar nga vendet e NATO-s në Detin Baltik dhe Arktik.

“Nuk ka kthim në status quo-në para pushtimit,” tha Heli Hautala, një diplomat finlandez, studiues në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane në Uashington.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto, lideri perëndimor që dukej se kishte raportin më të mirë me Putinin përpara luftës në Ukrainë, pritet të shpallë qëndrimin e tij për anëtarësimin në NATO të enjten. Partitë Social Demokratike në pushtet në të dy vendet do të paraqesin qëndrimet e tyre këtë fundjavë.

Nëse përgjigja e tyre është “po”, do të kishte një shumicë të fortë në të dy parlamentet për anëtarësimin në NATO, duke hapur rrugën që procedurat zyrtare të aplikimit të fillojnë menjëherë.

Socialdemokratët finlandezë të udhëhequr nga kryeministrja Sanna Marin ka të ngjarë të bashkohen me partitë e tjera në Finlandë në miratimin e një aplikimi në NATO.

Situata në Suedi nuk është aq e qartë.

Socialdemokratët suedezë kanë qenë gjithmonë të përkushtuar ndaj mosangazhimit, por udhëheqësja e partisë dhe kryeministrja Magdalena Andersson ka thënë se ka një ndarje të qartë “para dhe pas 24 shkurtit”.

Fraksioni i grave i partisë, i udhëhequr nga Ministrja e Klimës dhe Mjedisit, Annika Strandhall, ka dalë kundër anëtarësimit në NATO.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *