• |
ide | kryesore

Pranoi padinë e Alibeajt, Komisioni i Rithemelimit kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Rithemelimit të PD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Blerina Muça, e cila pranoi ankimin e Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Shkallës së Parë, që njohu statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Me anë të një shkrese, Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, hetimin e gjyqtares Muça dhe marrjen e masës së ‘pezullimit nga detyra’, duke i kujtuar se Komisioni i Rithemelimit është i vetmi institucion që drejton Partinë Demokratike. 

Ndërkaq, i kërkohet Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, shkarkimi i gjyqtares Blerina Muça.

PD akuzon Blerina Muçën se në kundërshtim me ligjet dhe praktikën ligjore, ka pranuar një padi të Enkelejd Alibeajt, i cili nuk ishte as palë në çështjen për të cilën kërkon pezullimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili ka njohur Komisionin e Rithemelimit si autoriteti zyrtar që drejton PD-në.



4 Comments

  1. Shgenjyese qe “rithemelimi” ka kerkuar vetem pezullimin e gjyqtares! Shenja plakje! “Revolucionaret e rithemelimit” duhet ti ulerasin vetes, si guxoje kjo zonja ti injoroj!

  2. E cuditshme. E njejta histori ndodhi dhe me Alibeajn kur ketyre te rithemelimit ju pranua statusi i tyre nga nje gjyqtar. Alibeaj kerkoi shkarkimin e atij gjyqtari.
    Tani , rolet qenkan nderruar.

  3. “Berisha mundi Bashen por nuk mund dot Ramen.

    Pjesa gri nuk e voton Saliun.
    Dhe tragjikja eshte se ne vitin 2022 te presim shpetim te demokracise nga Sali Berisha”

  4. Berisha po vetëofrohet për negociata, pasi atë nuk e konsideron njeri në këtë proces.

    Rama e ka refuzuar, duke thënë se për të është i “vdekur politikisht”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *