• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon burg për shoferin që përplasi familjen në Tiranë, 39-vjeçari: Nuk më mbajtën frenat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masë sigurie “arrest me burg” për shoferin 39-vjeçar, Ajas Sulejmani, i cili përplasi në vizat e bardha çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre tre muaj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Sulejmani pretendon se nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që semafori kaloi në të kuqe. Ai po ashtu ka deklaruar se ka qenë duke ecur me shpejtësi 40 km/orë.

Ndërkohë, ka thënë se pas ngjarjes është larguar pasi kishte në makinë vajzën e tij të vogël, dhe e ka dërguar atë në spital, ndërsa theksoi se ishte i traumatizuar.

Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

Seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa prokurorja e çështjes do të jetë Elfrida Bregova.



3 Comments

  1. E para ajo vertetohet kolla nese te mbajten apo jo, por ti kalove me te kuqe apo ke probleme dhe me ngjyrat si dallon mire

  2. Kelyshi i banditeve duhet te kaloj te pakten 10 vite ne burg, ti sekuestrohet makina dhe pas daljes nga burgu te futet ne kurs per patent.

    Kellira te tilla Vendi yne ka plot dhe jane specie qe po shumohen me shpejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *