• |
ide | kryesore

Rusia: Nuk do të mbyllim ambasadat në Europë

-Instant, Lajme, Planet



Rusia ka deklaruar se nuk ka në plan të mbyllë ambasadat e saj në Europë si shenjë hakmarrje për masat që Perëndimi ka vendosur kundrejt saj për pushtimin e Ukrainës, sipas mediave ruse, shkruan BBC.

“Kjo nuk është në traditën tonë,” tha zëvendësministri i Jashtëm Aleksandër Grushko për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA.

“Prandaj, ne besojmë se puna e zyrave përfaqësuese diplomatike është e rëndësishme”.

Vendet perëndimore kanë vendosur një sërë masash ndëshkuese – duke përfshirë sanksionimin e zyrtarëve kryesorë rusë, ngrirjen e aseteve të bankës qendrore ruse dhe ndalimin e importeve të naftës ruse për ta shtyrë Moskën ti japë fund ofensivës së saj ushtarake në Ukrainë.

Të hënën, ambasadori i Rusisë në Poloni u sulmua me bojë të kuqe nga njerëzit që protestonin kundër luftës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *