• |
ide | kryesore

Shitet në ankand piktura e Marilyn Monroe

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi një pikturë e Merilyn Monroe nga Andy Warhol u shit për 195 milionë dollarë në një ankand bamirësie të Christie’s duke vendosur një rekord për veprën më të shtrenjtë të artit amerikan të shitur ndonjëherë.

Piktura ikonë e Warholit shkatërroi rekordin e mëparshëm të vendosur nga piktura e patitulluar e kafkës së artistit të ndjerë nga Brooklyn Jean-Michel Basquiat e vitit 1982, e cila arriti në 110.5 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork në vitin 2017. Warhol kishte mbajtur rekordin para Basquiat pas punës së tij 196 “Silver Car Crash (Double Disaster)” e cila u shit për 105.4 milion dollarë në 2013.

Sipas Artsy, artistja e performancës, Dorothy Podber u ndal dhe e pyeti nëse ajo mund t’i “xhironte” pikturat, dhe Andy tha po, duke supozuar se donte të thoshte me një aparat fotografik. Podber nxori një revolver dhe qëlloi në ballë të gjitha, përveç njërës.Artisti i kishte restauruar katër pikturat dhe ato u bënë të njohura si “Shot Marilyns”.

Të gjitha të ardhurat nga ankandi do t’i shkojnë Fondacionit Thomas and Doris Ammann Cyrih, i cili synon të ndihmojë fëmijët me kujdesin shëndetësor dhe programet arsimore./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *