• |
ide | kryesore

Trupat e dhjetëra ushtarëve rusë u braktisën rrugëve të Kharkiv

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ushtarët ukrainas gjetën dhjetëra kufoma ushtarësh rusë të braktisur në fushat e betejës dhe në shtëpitë e fshatrave të çliruara nga ushtria e Kievit në rajonin e Kharkiv. Kështu thotë kreu i administratës ushtarake rajonale Oleg Sinegubov.

“Ne i gjejmë trupat e tyre në rrugë, nëpër shtëpi. Ata as nuk u varrosën, i lanë në depo. Kur rusët tërhiqen, nuk mbledhin kufomat e ushtarëve të tyre. Kjo dëshmon për etikën e tyre, parimet dhe besimet dhe rregullat e luftës” – tha Sinegubov. 

Megjithatë sipas tij nuk ka vetëm trupa të braktisur.

“Mijëra ushtarë të vdekur janë grumbulluar në thasë në trenat frigoriferikë. Rusët refuzojnë t’i marrin, kështu që Ukrainës mund t’i duhet t’i varrosë ata me shpenzimet e saj” – tha Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Këto praktika të kujtojnë ato të denoncuara në javët e para të luftës për përdorimin nga njësitë e Moskës të furrave të lëvizshme krematorike të sjella posaçërisht nga Krimea për të djegur dhe fshehur të rënët pas betejave të përgjakshme në Mariupol.

Dërgimi i kufomave të ushtarëve në shtëpi nënkupton pranimin zyrtar të vdekjes së tyre në betejë. Për Moskën, e cila që nga fillimi i konfliktit ka njohur humbjen e vetëm 1351 ushtarëve, kufomat e ushtarakëve rrezikojnë të kthehen në prova të rrezikshme luftarake.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, rreth 26 mijë ushtarë rusë janë vrarë, duke përfshirë të paktën 317 oficerë të lartë, shumë prej të cilëve janë majorë dhe kolonelë dhe një duzinë gjeneralë. Edhe për inteligjencën perëndimore, duke filluar nga ajo britanike, numri aktual i të vdekurve të trupave të Moskës është më i lartë se ai i pranuar, me rreth 15 mijë të vrarë.

Në Moskë, duke filluar nga nekrologjitë e botuara në gazeta dhe në internet, një grup aktivistësh rusë pretendojnë se kanë identifikuar të paktën 2067 ushtarë të vrarë në betejë. ©LAPSI.al



5 Comments

    1. Ata po dergjrn kerma neper rruge, ky psikopati e ka menjen ke pederastia e ke sorosi. Thua se e rrun njeri per te. Politikeberes shqipetar, nuk ke ci thua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *