Dy turistë gjermanë kanë rënë në një greminë në Valbonë, ndërsa eksploronin zonën.
Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Mësohet se turistët ishin duke shkuar drejt Thethit dhe se janë rrëzuar ne shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit.