• |
ide | kryesore

VIDEO/ Avioni me shqiptarë goditet nga rrufeja, kthehet në Rinas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aeroplan i cili ishte nisur nga aeroporti i Tiranës është goditur nga rrufeja dhe kjo ka bërë që ai të kthehet sërish mbrapsht. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale gazetari Venhar Isufi që ka publikuar edhe videon më poshtë. Ai rrëfen se në avion ka qenë një i afërm i tij.

“Para pak çastesh, ky aeroplan është goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qene edhe nipi Aid F. Musliu i cili edhe ma dërgoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja.

Fatmirësisht, ani pse një numër i madh i udhëtarëve kane qene ne aeroplan, ky aksident ka kaluar pa dëme ne njerëz. Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qene tronditës!

Aeroplani tashme është kthyer përsëri ne Aeroportin e Tiranës, Faleminderit Allahut qe nuk e ka lejuar këtë ngjarje te behet me e madhe”, – shkroi Isufi. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *