• |
ide | kryesore

Vrau me thikë fqinjin 60-vjeçar, lihet në burg autori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata ka lënë në burg 37-vjeçarin Olgert Dhimitri, 37-vjeçari i cili akuzohet se në gjendje të dehur vrau fqinjin Ilir Kapo, 60-vjeç. Mësohet se Dhimitri para Gjykatës ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga ajo që rrodhi në 7 maj. Ngjarja mes dy fqinjëve ku si pasojë mbeti i vdekur 60-vjeçari ka ndodhur për motive të dobëta pas një sherri mes tyre.

Sherri mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në një lokal pranë shkollës “Harry Fuls” në kryeqytet. Dëshmitarët  kanë treguar për policinë se viktima me autorin njiheshin me njeri- tjetrin pasi ishin banorë të së njëjtës lagje, ndërsa kanë debatuar mes tyre në lokal në një kohe që të dy kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *