• |
ide | kryesore

Aksidenti, ky është turisti francez që shpëtoi mrekullisht në Mat (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është turisti francez që u aksidentua sot në Mat ndërsa eksploronte zonën me makinën e tij.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 12.30, në një rrugë rurale të fshatit Gjoçaj, njësia Administrative Derjan, Mat.

Turisti ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Makina është përmbysur, ndërsa drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë në njërën dorë dhe po transportohet për një kontroll mjekësor në spitalin e Burrelit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga. / Ora



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *