• |
ide | kryesore

Amanda Seyfried: Problemet që më shkaktoi ‘Mean Girls’

-Instant, Paparazzi, Slider

Amanda Seyfried ka folur së fundmi për pjesmarrjen e saj në filmin ‘Mean Girls’.


Në një intervistë përi  Marie Claire,aktorja zbuloi  sepas publikimit të projektit burrat do t’i afroheshin dhe do ta pyesnin nëse binte shi, pasi personazhi i saj Karen Smith besonte se ajo mund ta tregonte parashikimin duke mbajtur gjoksin e saj.



“Gjithmonë jam ndjerë shumë e mërzitur nga kjo,” tha Seyfried. “Isha 18 vjeç. Ishte thjesht e shpifur.”

Ajo kujtoi gjithashtu frikën e hershme për t’u futur në botën e aktrimit si “bjondja e bukur”  pas publikimit të filmit.

Amanda shtoi, “Më kujtohet për një film – nuk mund ta them emrin – ishte mes meje dhe një modele për një lloj personazhi ndihmës. Dhe unë thashë: ‘O Zot, nuk ka rëndësi kush është! Dhe nëse nuk ka rëndësi, nuk e di nëse dua të jem pjesë e saj.’ Por në të njëjtën kohë doja të punoja dhe doja të punoja me aktorët e përfshirë. Për fat të mirë, atëherë pata mundësi që gjërat shkuan në një mënyrë tjetër shumë shpejt, dhe unë jam mirënjohëse për këtë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *