• |
ide | kryesore

Arbitrat e finaleve: francezi Turpin arbitron Liverpool-Real, në Tiranë vjen rumuni Kovacs

-Instant, F1, Sport



Francezi Clément Turpin do të gjykojë finalen e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid, e planifikuar për 28 maj në orën 21:00 në Stade de France në Paris. Në Tiranë do të gjykojë rumuni, Istvan Kovacs, në finalen e Conference League ku në 25 maj në orën 21:00 Roma do të luajë kundër skuadrës holandeze të Feyenoord. Finalja e Europa League, më 18 maj, në orën 21:00, ndërmjet Eintracht Frankfurt dhe Rangers, do të drejtohet nga slloveni Slavko Vinčić.

Turpin do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, ndërsa një tjetër francez, Benoît Bastien, do të ketë rolin e arbitrit të katërt. Roli i VAR i është caktuar Jerôme Brisard (Francë), i cili do të ndihmohet nga Willy Delajod (Francë) dhe dy italianët Massimiliano Irrati dhe Filippo Meli.

Kovacs, i cili do të arbitojë në Tiranë në finalen e Conference League, është një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2010 dhe do të gjykojë finalen e tij të parë në një kompeticion klubesh të UEFA-s. Këtë sezon, 37-vjeçari ka arbitruar dhjetë ndeshje në kompeticionin e klubeve të UEFA-s, duke përfshirë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League mes Manchester City dhe Real Madrid. Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Vasile Florin Marinescu dhe Mihai-Ovidiu Artene. Zyrtari i katërt, Sandro Schärer, vjen nga Zvicra. Roli i VAR i është besuar Marco Fritz (Gjermani), i cili do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Christian Dingert dhe Bastian Dankert.

Në finalen e Europa League, Vincic do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Tomaž Klancnik dhe Andraž Kovacic. Arbitri i katërt do të jetë serbi Srdjan Jovanovic. Roli i VAR i është caktuar Paulus van Boekel (Holandë), i cili do të ndihmohet nga slloveni Jure Praprotnik dhe spanjollët Alejandro Hernandez Hernandez dhe Roberto Diaz Perez del Palomar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *