• |
ide | kryesore

Balenciaga nxjerr në shitje atlete të grisura për 1850 dollarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Shtëpia luksoze e modës Balenciaga ka zbuluar një fushatë të re që promovon një seri atletesh me një çmim tw kripur dhe interneti ka mendime.

Imazhet, të shkrepura nga fotografi Leopold Duchemin për markën, të këpucëve shumë të copëtuara dhe të shkatwrruara janë bërë virale pas prezantimit të së hënës të atleteve të reja.

Por fotot e atleteve të shkatërruara që qarkullojnë në rrjetet sociale nuk e tregojnë saktësisht të gjithë historinë. Ndërsa ata kanë krijuar më shumë polemika, imazhet janë në fakt të versioneve të ekzagjeruara dhe të kufizuara të atleteve që Balenciaga po shet.

Sipas shtëpisë së modës, vetëm 100 palë atlete “ekstra të shkatërruara” do të jenë në dispozicion për t’u blerë për 1850 dollarë. Ndërkohë, edicioni jo i kufizuar dhe versionet më pak të përafërt, po shiten në faqen e internetit të Balenciaga për 495 dollarë dhe 625 dollarë, në varësi të stilit specifik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *