• |
ide | kryesore

Çmenduri për një biletë në Tiranë: tifozët i nxjerrin në ankand për… 5 mijë euro

-Instant, F1, Sport



Finalja e parë e Ligës së Konferencës e ka ngrohur jo pak shpirtin e tifozëve të Romës, të cilët për herë të parë pas vitesh luajnë për një titull kontinental. Nuk është Champions League, por kritikuesit e kupës së sapokrijuar, të kërkuar nga UEFA, do të duhet të ndryshojnë mendje për mungesën e rëndësisë së turneut. Në fakt, një gjueti e vërtetë biletash po zhvillohet në Romë. Të gjithë duan të shkojnë në Tiranën e vogël për të valëvitur ngjyrat verdhekuqe. Sa keq që Arena Kombëtare mund të strehojë më pak se 19,000 njerëz. Një perlë krejt e re, nga arkitekti italian Marco Casamonti, i cili, megjithatë, me siguri nuk mund të mirëpresë të gjithë eksodin romanist.

UEFA ka vënë në shitje dhjetë mijë bileta (të rezervuara për të gjithë, jo për dy tifozeritë), ndërkohë që në internet ka shpërthyer një përshkallëzim i egër i cmimit. Biletat që shoqëria ka shpërndau falas për ata që kishin parë transfertën fatkeqe të Bodos në Norvegji, së bashku me të tjera që u shpërndanë përmes një konkursi me short (rreth 3500 gjithsej), tani po rishiten online për shifra astronomike. Çmimi bazë për një kupon të vetëm të nxjerrë në ankand është rreth 800 euro, ndërsa në rastin më emblematic e që po bën xhiron e rrjeteve sociale, shiten dy bileta për shumën modeste prej… 10 mijë eurosh.

Por nuk është vetëm kaosi i biletave. Kërkesa e madhe për shtretër në ato ditë në Tiranë ka bërë që shumë hotelierë të anulojnë rezervimet e tyre paraprakisht, të prenotuara me një çmim të favorshëm, me arsye shumë të paqartë. Të njëjtat dhoma më pas janë gjendur disa orë më vonë në shitje me një çmim të rritur deri në 1000 euro. Një mjedis në ethe të vërtetë, entuziazmi i tejmbushur i të cilit shfrytëzohet nga disa “të zgjuar” për të bërë biznes të madh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *