• |
ide | kryesore

Conte nuk e pranon ndjesën e i përgjigjet Klopp: “Mendo për Liverpoolin tënd”

-Instant, Sport



Edhe pse më pas kërkoi falje (“Kam gabuar. Ishte thjesht ndjesia ime në atë moment. Nuk mund ta respektoja më shumë Antonion, për atë që bën dhe për mënyrën se si i organizon skuadrat”), Jurgen Klopp e kishte lënë veten të fliste fjalë aspak të bukura ndaj paraqitjes së Tottenham kundër Liverpoolit të tij: “Nuk më pëlqen ky lloj futbolli”, ishte konstatimi i parë i gjermanit e Antonio Conte nuk humbi rastin t’i përgjigjet: “Nëse mendon për kundërshtarin, do të thotë se dëshiron të gjesh një justifikim, një alibi, sepse diçka nuk shkoi mirë. Pas ndeshjes kundër Reds, lojtarët e mi u zhgënjyen sepse ndjenë mundësinë e fitores. Ne e analizuam ndeshjen të nesërmen dhe nëse do të kishte ndonjë skuadër që e meritonte të fitonte ishte Tottenham dhe jo Liverpool”.

“Klopp e kuptoi se fitoi një pikë dhe nuk humbi dy. Në të njëjtën kohë, unë mendoj se Jurgen është një person i zgjuar dhe ishte e qartë se ai ishte pak i dëshpërruar pas ndeshjes. Për një trajner të nivelit të lartë, është e rëndësishme të mësojë se më pas një ndeshje është e rëndësishme të fokusohesh te skuadra jote e jo te kundërshtari”, përfundoi Conte thumbimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *