• |
ide | kryesore

FOTO/ Dëmtimi i frikshëm i Araujos: lojtari i Barcelonës del nga spitali

-Instant, Sport



Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka dalë nga spitali ku kaloi një nate nën vëzhgim, pas një dëmtimi në kokë, të pësuar në ndeshjen e kampionatit kundër Celta Vigos. Klubi blaugrana ka bërë të ditur se kontrollet të cilave iu nënshtrua lojtari pas tronditjes cerebrale të së martës ishin të kënaqshme dhe mjekët e lejuan të kthehej në shtëpi.

Mbrojtësi uruguaian u largua nga fusha me ambulancë pasi u rrëzua përtokë në Camp Nou. Ai dhe shoku i skuadrës Gavi Paez u përplasën kokë me kokë teksa tentuan të ndërhynin për një top në minutën e 61 të ndeshjes së fituar 3-1 nga blaugranat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *