• |
ide | kryesore

Goditi me dorezë hekuri 39-vjeçarin në Gramsh, arrestohet 35-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gribë të Gramshit, ku dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se E. K., 35 vjeç, ka qëlluar me dorezë metalike, në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, E. K., 39 vjeç, banues në Gramsh.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në lagjen “Sporti”, Gramsh, ka qëlluar me dorezë metalike, në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Gramsh, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *