• |
ide | kryesore

Kapet sasia e kokainës dhe heroinës në doganën e Kakavijës, arrestohet një grua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë një grua 38-vjeçare me iniciale E.V, të cilës gjatë kontrollit iu kapën 10 pako lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *