• |
ide | kryesore

Kërkohej nga drejtësia italiane, 26-vjeçari arrestohet në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rinasit



Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Messina”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Elion Pojani, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *