• |
ide | kryesore

Koment për konferencën me gazetarët/ Ramës po i dalin djajtë nga shishja

-Instant, Blog



Rreth një javë pasi “Reporterët pa kufi” treguan me gisht kryeministrin e Shqipërisë se është fajtori i drejtpërdrejtë për humbjen e 20 vendeve vetëm brenda një viti, në klasifikimin e lirisë së shtypit, duket se gazetarët që i shkuan në konferencë Edi Ramës e kishin dëgjuar këtë kambanë. Sot në seancën e pyetje- përgjigjeve me reporterët për problemet e reformës në drejtësi, ata treguan disa shkëndija se si duhet të jetë raporti i vërtetë i mediave me pushtetin politik.

Gazetarja Ambrozia Meta, e cila u shndërrua edhe në mollën e sherrit në replikat me “Reporters sans frontieres”, pas përjashtimit të saj nga konferencat e shtypit, bëri një akt që nuk e shohim rëndom. Kur Rama nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë pyetjes së një kolegeje të saj të MCN TV, ajo e përsëriti pyetjen. Rikthimi i këtij solidariteti të humbur mes kolegësh, që nuk e lejojnë veten të nëpërkëmben nga trysnia që shefi i qeverisë ushtron mbi pronarët e tyre, është një akt prej gazetari rrace. 

Por “stari” i ditës sot u bë gazetari i A2CNN, Klevi Muka i cili fillimisht e pyeti kryeministrin nëse ishte e moralshme që të fliste për drejtësinë dhe të mbante në krah një ministër Drejtësie si Ulsi Manja që ka dalë në përgjimet e dosjes së vjedhjes të zgjedhjeve në Dibër. Këtë pyetje normale, kryeministri e etiketoi si tejkalim etike dhe aty për aty mori përgjigjen që e la të shtangur: “nëse mendoni se etika mësohet më mirë në shkollën e pikturës sesa në atë të gazetarisë, atëhere vazhdoni”.

Lexo me tej:

Video/ Gazetari që shtangu Ramën me pyetjen për Ulsi Manjën

Me këtë qëndrim, që e nxori nga shinat “armikun e mediave të lira”, gazetari Muka nuk mbrojti vetëm dinjitetin dhe integritetin e tij, por mbi të gjitha atë të gjithë kolegëve dhe sidomos atë të atyre që përfaqësojnë TV e mëdha, të cilët, kur nuk përsërisin përmendësh pyetje të parapërgatitura, kanë shqetësimin e vetëm që të mos i prishin punë padronëve të tyre.

Por një aradhë e re reporterësh duket se po kërkon të çlirohet nga ky rol i turpshëm i pyetësit- papagall. Ata po ndërgjegjësohen për përgjegjësinë publike që kanë mbi supe dhe po kërkojnë të emancipohen nga etiketimi si korrier i pronarit në sallonin e kryeministrit. Dhe me këtë po nderojnë veten e tyre duke nxjerë qesharakë zvarranikët me formim londinez. 

Pse turfulloi Rama kundër raportit për degradimin e lirisë së mediave

Shembulli i Klevi Mukës, njësoj si modeli tashmë i instaluar i Ambrozia Metës, janë dëshmi se me çfarë lehtësie mund të griset perdja e propagandës. Mjafton shumë pak për t’i mbivendosur realitetin butaforisë, kur në punën e gazetarit dinjiteti e mposht servilizmin. Një shembull të qartë e pamë sot, kur Rama u detyrua ta ndërpresë konferencën e shtypit.  

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Gazetaret jane problemi i funidt qe Rama ka. Ashtu si ne shah, Rama(mbreti) e fal nje ushta r apo edhe nje kale(paraqitjen me gazetaret) vetem qe te shkaterroje kundershtarin perballe(opoziten).

    Dhe gjindja merret me “sukseset” e kota te gazetarise ne vend qe te merret me zaptimin e drejtesise nga Qeveria dhe Ambasada!

    1. Perkundrazi, problemin me te madh e ka pikerisht me median e lire. A ske pare ne Opinion apo programe te tjera, se si lufton me ta? A ste kujtohet “beteja” qe hajduti Rama bente, duke u cuar dhe nga karrigja dhe duke bere zhurmuesin, kur Shkullaku i nxirrte faktet per Inceneratoret. Ja pra ketu fillon gjithcka. Aty ,ne media dhe nepermjet mediave, filloi shkelqimi i shokut Rama, Aty duhet te filloje edhe renia perfundimtare e gjakpiresit ,hajdutit Rama. Media duhet te marri ne dore drejtimin e opozitarizmit, se politkanet i kemi te percare

      1. Sipas meje je gabim! Rama mbulon deshtimet me ‘luftrat kunder gazetareve’, te cilat jane fatkeqesisht shume shume te paket si kundershtare te Rames!

    2. O Shkurdhak. Do vdesesh nga marazi. Nga inati qe ke me ramen.
      Aty do ta kesh edhe per shume vjet akoma. Sidomos tani, qe ne sken ka dal ZOMBI Berisha.
      Nguliteni mire ne tru. Jo kaq po edhe 100 her me keq te bej rama. Ne prap atij do i japim voten. Atij dhe jo ZOMBIT vrasës, berish.
      Akoma nuk e kuptoni qe ne kur degjojm emrin sali. Na ngrihen qimet perpjet.
      Jo rama te jet ne krye te ps, po edhe me i humburi te ps. Ne ate do te votojm, para berishes.

      1. Po o 14:52 Evdin psikopati, E dime qe kur degjon emrin SALI te ngrihen qimet perpjet nga frika. Mire qe e pranove

        1. 15:12. Nuk e di un se si te ze frika ty.
          Po kur populli thot, mu ngriten qimet perpjet. E ka kuptimin qe i ngrihen nervat.
          Po thash qe nuk kuptoni. Aq e keni kapacitetin.

          1. Jo vetem voten. Ti i jep sumen tate dhe te familjes kurve mavi

  2. Bravo. Solidarizoheni ne radhe te pare me njeri tjetrin. Po te behn te gjithe gazetaret si Andi Bushati, Armando Shkullaku, Cim Peka, Ambrozia Meta. do u dali frika dhe gazetareve te tjere te ndershem, se per gazetaret servile dhe qe paguhen me leket e taksave tona, as sbehet fjale ndonjehere te reflektojne.Ata vetem do ndryshojne pllakat

  3. Te krahasosh kete gazetarin me Ramen eshte njesoj si te krahasosh djathin me gjizen. Kaq tyca jeni ju te lapsit sa dhe kur flini mendjen te Rama e keni. Kur ka bere gazetari Rama ky djaloshi luante me pookemon. Etika e gazetaris tone eshte tamam kazan se deri ketu e keni katandisur ju dhe mos kujtoni se njerezit gezojne ndonje respekt te vecant per gazetarin kur ajo eshte kthyer ne dhunuese te fjales se lire.

    1. Paska folur vete Rama tani me duket. Sa ke qef ti thurresh lavde dhe vetes o psikopat, se mire ata patrozhanistet e shkrete qe i detyron, po ste mjaftojne lavdet e tyre, dhe fillon dhe i thurr lavde vetes. Po cmut gazetari ka qene Rama. Rama ska qene as gazetar as piktor e aq me pak politikan i mire. Ai/Ti je mban rekord veten per vjedhje, korrupsion, droge. lidhje me kriminelet. Po te vjen fundi psikopat

  4. Nje politikan, sado i rendesishem qofte, e ka te lehte sulmin nje e nga nje ndaj gazetareve e médias, por jeta ka treguar qe kur keta behen shume dhe bashke, sikur Président superfuqie te jete, e ka te veshtire t’i frikesoje e manipuloje.

    Konferenca e KM sot ishte ne lartesine e Ulsiut.

  5. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH MUHAMET VELIUT KOL SALLAKU SKYPE/sDHE FRROK CUPIT thotë:

    YMER GELBAZA JA FUT LLAPEN NE BYTH EDI RAMES ALEXANDER VUCIC DHE ERDOGANIT

  6. Ju thoni se Ramës po i dalin djajtë nga shishja , ndersa une them se eshte shume heret per te thene nje gje te tille . Sot kjo “dalja nga shishja” eshte thjeshte nje kundraveprim apo reagim njerezor ndaj abuzimit dhe harbuterise ne rritje te te gjatit tone me gazetaret dhe gjithçka qe e rrethon . Ju flisni per fenomenin Ambrozia por a do te ndodhte kjo nese Abrozja do te punonte ne nje tjeter television , psh Top Channel ? Apsolutisht jo . Ne nje vend ku mbi 90% e gazetarise dhe e televizioneve i bene elozhe e lajka parise se pushtetit dhe sidomos super te korruptuarit te saj , te gjatit tone do ishte marrezi te flitet per “djaj qe dalin nga shishet” . Ne presim ndryshimin apo vrasjen e frikes nga gazetare qe kane nje rroge qe nuk ju mjafton as per gjysmen e muajit , kur pothuajse te gjithe pseudoanalistet jane te zhytur kembe e koke ne nje “lufte” me njeri tjetrin se kush e kush do justifikoje , mbroje e ti beje elozhe antidemokratit dhe superhajdutit me te madh qe ka njohur ky vend nder shekuj . Gazetaria eshte pararoja e rruges se pafundme drejt demokracise por ne jemi vite drite larg saj .

  7. Nga të gjitha “intervistat” e gazetarëve që kam rastisur të dëgjoj me Ramën, më ka ngelur në kujtesl një intervistë që i ka bërë një gazetare e shquar e BBC.
    Ajo e bëri “për ujë të ftohtë” karagjozin.
    Pasi i drejtonte një pyetje e nuk merte përgjigje, nuk zgjatej më tej po kalonte në pyetjen tjetër duke i thënë se nuk mora përgjigje për pyetjen.
    Ajo intervistë e bëri Ramën të djersinte nga sikleti.
    Ndërsa në intervistat që bën me gazetarët shqiptarë, ai ja ka marë dorën se si ti vidhet përgjigjeve,
    Ose ngrihet e bën skena prej kllouni, ose sulmon e kërcënon gazetarët., e ose për një pyetje me një fjali, zgjatet me njër orë përgjigje për të larguar vëmëndjen nga pyetjet që i djegin..
    Berisha ka një stil tjetër.
    Kur i drejtojnë ndonjë pyetje që nuk i jep dot përgjigje, ose thotë fjalët standarte se “do të dal unë atje”, e nuk del asnjëherë tek përgjigja, ose thotë “do të jem i sinqertë me ju” apo “do të them të vërtetën”.
    Veçanërisht për këto dy përgjigjet e fundit, nuk e kam dëgjuar ndonjë gazetar ti thotë :
    “Zoti Berisha . Po duke thënë se do të jem “i sinqertë” apo “i vërtetë” me “juve”, a mos do të thotë kjo se deri tani keni qenë i pa sinqertë e nuk keni thënë të vërtetën ?

  8. Ne konferencat e shtypit me presidente e kryeministra te europes e amerikes pyetjet gozhduese jane mese te zakonshme. Ketu perben gjest revolucionar. Te guxosh t’i besh nje pyetje sikletosese lartmadherise. Tregon me se miri ne c’diktature jemi.

  9. Estrade e garantuar ne ate palo-konference – Rama mjekerrthinjur me nje cjap malok Manja edhe ky me mjekerr qe ti ngjaje sado pak Timonierit perbri. Cjapi malok sa here hapte goje te fliste kthente mjekrren nga Timonieri se mos e djalloste ate qe derdelliste me ate te foluren fishkellime kodra mbas bregut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *