• |
ide | kryesore

Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë në Europë

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Rusia nuk dëshiron një luftë në Europë, por dha një paralajmërim për qeveritë perëndimore që mbështesin Ukrainën, sipas CNN.

“Nëse jeni të shqetësuar për perspektivën e luftës në Europë, ne absolutisht nuk e duam këtë, por po përqëndrohem te deklaratat e Perëndimit se Rusia duhet të mposhtet.

Bëjini vetë llogaritë”, tha Lavrov.

Lavrov dukej se po i referohej komenteve si ato të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili tha muajin e kaluar se Uashingtoni dëshiron “të shohë Rusinë të dobësuar në atë masë sa të “heqë dorë” nga pushtimi i Ukrainës.

Rusia është përpjekur vazhdimisht të justifikojë pushtimin e saj në Ukrainë si një luftë kundër neonazistëve ukrainas dhe zgjerimin e NATO-s në Europën Lindore, forca që, sipas Kremlinit, përbëjnë një kërcënim ekzistencial.

Lavrov ka aluduar më parë për rrezikun e një lufte më të gjerë, madje edhe atë bërthamore, një retorikë që presidenti amerikan Joe Biden e quajti “të papërgjegjshme”.

Duke folur së bashku me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr Albusaidi, pas bisedimeve në Muscat të mërkurën, Lavrov tha se Moska ka blerës të mjaftueshëm të burimeve të saj energjetike, pasi Bashkimi Europian po konsideron ndalimin e importeve  të naftës ruse.

“Ne kemi mjaft blerës të burimeve tona energjetike. Ne do të punojmë me ta dhe do ta lëmë Perëndimin t’i paguajë shumë më tepër sesa i ka paguar Federatës Ruse,” tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *