• |
ide | kryesore

Manja zbulon shifrat e pasurisë së prokurorëve: Kryeson ai që ka 713 mijë euro pasuri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një konferencë së bashku me kryeministrin Edi Rama ka nxjerrë listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët sipas tij kanë venë pasuri në mënyrë të kundraligjshme. Manja radhiti disa prokurorë pa dhënë emra por ka deklaruar shifrat e pasurisë së tyre.

“Hapet lista me një subjekte 850 mln euro pasur. Vazhdon lista 800 mln lekë të vjetra subjekti i dytë dhe ky subjekti i dytë ka ngelur edhe tek pastërtia e figurës. Pse nuk duhet të fillojë ndjekja penale kryesisht.

Subjekti i tretë 691 mln lekë.

Subjekti i katër 600 mln lekë të vjetra, por ky është i lidhur me subjektin e pestë që është bashkëshortja me 55 mln lekë.

E mbyll i 10 me 129 mijë euro. Të gjitha kanë probleme.

Doni për apartamentit:

Një subjekt tjetër 13 apartamente, dyqane e vila.

Tjetri 3 vila. Janë vendime këto.

Tjetri, 10 pasuri, dyqane e apartamente. Ndërsa tjetri jo vetëm nuk justifikojnë pasurinë. por ka ndërtuar edhe vilën në mënyrë të padrejtë. Ky mirë lekët pa burim, por ka kryer edhe vepër penale.

Doni tjetrin, tre vila ky tjetri. Një tjetër me 3 shtëpi dhe një vilë”, tha Manja.

Manja u shpreh me teper se po skadojne afatet e hetimit per prokuroret dhe gjyqtaret e shkarkuar dhe drejtesia e re rrezikon te kthehet ne piken zero.

“Rrezikojnë të humbasim afatet e ndjekjes penale për një pjesë të madhe të gjyqtarëve që kanë dalë nga sita e vettingut. Thjesht për të pushuar nga puna ca gjyqtarë? Jo. Thelbi ishte rritja e besimit tek drejtësia. Nuk duam që besimi i drejtësisë së re të bjerë në nivelin që ishte. Ne rrezikojmë të shkojmë në pikën zero.

Kanë shkuar në SPAK sipas të dhënave që kemi ne, të marra nga institucionet 19 gjyqtarë dhe ish prokurorë, 3 nga këto i ka çuar KPK, një pjesë tjetër ka vajtur edhe nga kallëzime avokatësh. Nuk ka asnjë informacion sot se cfarë është bërë me këto kallëzime.

Po me rrethin e subjekteve të tjera të shkarkuar, do ti leme të skadojnë afatet dhe për ta kthyer besimin e drejtësisë së re në pikën zero”, u shpreh Manja.



23 Comments

  1. Skagje ti gezojn deri ne momentin qe te hyjne ne burg prandaj duhet qe spaku te pershpejtoje procedurat edhe mos te bej zgjedhje preferenxiale ne herim

  2. Vetem per crrenjosjen e ketyre krimbave e kane hallall voten. Me perpara ne Shqiperi nuk behej asgje ne lidhje me sistemin gjyqesor sado qe te gjithe ishim deshmitar.

    1. Prokuroret ne vendin tone sa vjen dhe me shume po korruptohen nga bosat dhe biznesmenet e medhenj skane faj te shkretet se e mbishin xhepin ju shijon leku po ishallah sa me pare drejtesia te nise hetimet per keta plehra

    2. O I paemer ,o te humte vula sic te ka humbur emri: keta megallomanet vetem kane llapur per 9 vjet! Duhet tu sekuestrohen parate dhe pronat e paligjshme qe nga palloshit te parit,Salehut te dytit,Ilir-Monika,Fatosit qe duan ta bejnevpresident e deri te gjyqetar,prekuror,ministra e ish ministra,drejtor e ish drejtor kryetar bashkie e ish kryetar bashkie,deputet dhe ish deputet!

  3. Korrupsioni eshte galopant sepse rilindasit po bejne gare pasurimi brenda llojit si kurre me pare.

    Shifrat e denoncilet t’i bejne zyrtarisht e jo si ne komedine “Sherbetor i Popullit”, se eshte karte e pardorur

  4. Kta prokuroret horra te saliut qe mbushen xhepat mir e mir me djersen e shqiptareve e cuditesisht dolen te gjith me vjerra e gjyshe milionere

  5. Pse nuk i bem dhe ne me rroga aq sa ai. Normal se ata vjedhin burgosin njerez te pafajshem kundrejt shifrave marramendese qe ju premtojne vrasesit

  6. Te besh drejtesi do te thote qe te merren vesh te gjitha cfare jane te padokumentuara.Keto gjera egzistiojnnn vetem ne xhepat e berishes

  7. 713 mij euro pasuri vetem nga posti i prokurorit.Hajt se po behemi t gjith prokuror meqe qenka rroga kaq e larte.Korrupsion i hapur.

  8. Eshte e vdekur zoti manja se afatet do te skadojne dhe te gjithe keta qe po permeni do dalin te pa lagur , kjo eshte nje pune e mafias like sali

  9. Vjedhje , korrupsion ca ska kalu ky popull i shkret.Cesht ky prokuror me 713 mij euro pasuri sikur esht sheik.

  10. berisha , likja prokurore dhe gjykaet te korruptuar te medhenj nuk do ju jepet asnje mase penale , e gjithe kjo pune e spak behet per njerez me te vegjel sa per tju mbulaur syte shqiptareve dhe amerikes qe shiko se ne po punojme

  11. Kam besim te plot te ju qe po beni shtet dhe kete po vertetoni dita dites. Besoj qe eshte e afert dita kur ti shohim dhe keta gjakpirsa prokuror e gjygjtar prap hekurave

  12. Ja pse duhet te veproje sa me pare spaku e te kap peshkaqenet e medhenj e jo te merren me peshqit. Shpresoj qe shume shpejt te gjithe keta gjyqtare te japin llogari per crregullirat qe kane bere

  13. Te besh drejtesi duke marre lek per te denuar dhe te pafajshmit ky eshte krimi me i madh . Keta prokurore mire qe duhet te hiqen nga puna por dhe duhet te denohen per krimin qe kane bere .

  14. Po kujt po ja thote ky i dosjes 184 keto? E para ky duhet te ishte ne burg e jo minister. E dyta, a bene vetingun keta? Si i kane kaluar keta te korruptuar? Apo kane qene te partise sic ishte Dvorani qe kishte “harruar” te deklaronte 100 mije euro? Ne momentin qe po jua ndjen bytha lageshtiren ketyre hajduteve te rilindjes, po dalin i bejne presion drejtesise qe vete e vulosen dhe vete e firmosen.

    Ju do fusni ne burg njeri tjetrin o ju qifsha robt sepse aq shume e keni bere mutin mullar me vjedhje, saqe do ja fusni njeri tjetrit per te ruajtur bythen tuaj ne fund.

  15. Ore ti fusin te gjithe ne burg. Vetem Ramen jo. Gjynah i shkreti ja 22 vjet qe rron ne nje apartment nje dhome e nje guzhine. Qe jeton me asistence, qe nuk pranon te paguhet si k. Minister, qe vishet me rroba te blera te Gabi, qe shkon ne zyre ne kembe e jashte shtetit me gomar. Sikur te kishte vjedhur vetem Berisha e Meta nuk besoj qe do te ishim kaq te varfer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *