• |
ide | kryesore

Miratohet struktura e vitit të ri shkollor, shtohet një javë pushim për nxënësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
javore



Ditën e sotme është nënshkruar struktura e vitit të ri shkollor 2022-2023 për arsimin parauniversitar. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se mësimi do të nisë më 12 shtator. Ajo shprehet se vitin e ardhshëm, mësuesit dhe nxënësit do të ketë një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Njoftimi i ministres Evis Kushi

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.



7 Comments

  1. E lexova kete shkrim nga kureshtja qe e kishte ne status vete ministrja e arsimit . Nese ka nje gje qe eshte jashte realitetit imediat eshte data e fillimit te vitti tjeter shkollor . Biles aq bajate esht ky lajm saqe nuk i intereson edhe vete nxenesve se kur do te filloje shkolla vitin tjeter . Por duke e lexuar me beri pershtypje se nga data 3-9 prill 2023 do te kete nje jave plus pushim per nenesit dhe se ky eshte nje favor qe partia shtet ju a bene favor nxenesve nga dashuria e madhe qe ka per ta . Ne mos gabofsha , une e lexoj kete date si daten e zgjedhjeve te ardhshme vendore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *