• |
ide | kryesore

Nga Peqini merr banesë me qira në Vorë për ta kthyer në shtëpi bari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë në Kodër Vorë ishte përshtatur si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa.
Policia ka arrestuar në flagrancë  33 vjeçarin, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” dhe “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë”.

“Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga shtetasi 33 vjeçari, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient me pajisje të ndryshme elektrike, që po përshtatej për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike” informoi policia e Tiranës.

Blutë njoftojnë gjithashtu se u proceduan penalisht një 32 vjeçar banues në Don Bosko, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërkohë  55 vjeçari, banuese në Vorë, me detyrë faturiste pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas policisë “32 vjeçari ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësja e OSHEE-së, nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *