• |
ide | kryesore

Pse u tërhoq Rama nga kërkesa për të vënë Ilir Metën para drejtësisë

-Instant, Kryesore, Lajme

Nëse opozitës së Sali Berishës ka vendosur t’ia presë hovin duke i përmendur SPAK-un dhe drejtësinë e re, me Ilir Metën llogaritë i dalin ndryshe. U duk sikur kryeministri Rama tentoi t’i sulmojë të dy, në të njëjtën formë si kreun e shtetit ashtu edhe Berishën gjatë asamblesë së Partisë Socialiste. “E gjithë Shqipëria po pret ta shohë para drejtësisë Ilir Metën” u shpreh Rama, ndërsa i kërkonte llogari SPAK-ut për hetimet ndaj Ardian Dvoranit.
U duk se kërkesa për hetimin e Metës ishte e njëjtë me atë që bëhet për Sali Berishën. Dyshja pritet të bashkohet pas 24 Korrikut, kur Meta lë presidencën për t’u hedhur në krahët e opozitës. Pas kësaj, LSI i bashkohet sërish Partisë Demokratike kundër Ramës.

Por në konferencë, ku doli bashkë me Ulsi Manjën e dosjes 184, Rama bëri një hap pas nga akuzat për Metën. Në vend të sulmit, pati një sqarim.
“Unë nuk kam kërkuar të dalë para drejtësisë askush. Kam kërkuar të hetohen personat që një Shqipëri e tërë kërkon të hetohen për të mësuar të vërtetën. Pjesa më e madhe e popullit shqiptar mendon dhe që duhet të dënohen e këtë mund ta konstatoni lehtësisht. Kurse unë nuk e them këtë. Kjo nuk është puna ime. Nuk jam as prokuror as gjykatës. Por unë dua, unë, këto që kam thënë në keto dy apo tre dalje, nuk janë as për ju, nuk janë as për kundërshtarët, nuk janë as për anglo-amerikanët. Këto janë për popullin shqiptar, që ta dijë ku qëndroj unë” u shpreh kryeministri duke mos e përsëritur më deklaratën e fortë në Asamble.


Tërheqja për përgjegjësinë penale vjen e papritur. Në vitet e fundit, Rama nuk është kursyer ndonjëherë ndaj presidentit, madje tentoi shkarkimin e tij. Atëherë përse nuk kërkon hetimin e tij njësoj siç bën për Berishën?

Shpjegimi vjen nga një konstatim i thjeshtë, që Ramës i erdhi bashkë me pyetjen. Kur e kuptoi Rama se Ilir Meta duhet hetuar, gjatë kohës që bashkëpunonin në koalicion apo pasi e zgjodhi president?

Nëse këtë e kuptoi gjatë kohës që e zgjodhi president, deri tani nuk ka pasur asnjë akuzë penale. Nëse e kuptoi kur qeverisnin bashkë, akuza i kthehet si bumerang dhe e bën bashkëpuntor. Pikërisht këtë teori të dytë, kryeministri e përmendi vetë.
“Erdhi një moment që realisht po e ndieja e konstatoja nga gjithë komunikimet me njerëzit e adresimet ne rrjetet e mia sociale që po konturohesha si kolaboracionist. Unë nuk jam kolaboracionist i askujt e me askënd” tha Rama, duke pranuar se akuzat për Metën ishin më shumë një deklaratë mediatike se sa një qëndrim politik që mund t’i kthehet si bumerang./Lapsi.al

48 Comments

  1. Po se Rama eshte dhiaks. Akoma se keni kuptuar? Nje proteste me 10-20 persona tek sheshi dhe ai mbyllet ne banjo fillon ben nje video mesazh

    1. E ke gabim, kur protestojnë 10-20 veta, rama ikën në Vlorë.
      E ben nga frika se mos e gjejnë aty brenda e s’ka nga ikën

  2. Analiz kari, jeni ber si Qim Peka, Merua apo Nikoll Leshi. Sa rend gazetaria. Kjo nuk eshte pun e Rames po e drejtesis, Rama thjesht tall karin se ndihet me fat qe ka kundershtar dy non-grata qe skan shance te vijn ne pushtet. Rama duke folur per keta i sponsorizon qe ti ket perball si kundershtar dhe keshtu do ket dhe fitoren tjeter ne xhep. Ju merreni me karlliqe.

  3. E ftoj në një debat publik para jush dhe t’ia themi të gjitha në sy njëri-tjetrit. Salihu ti tani vetem te ulerasesh neper rruget e tirones sherben se duhet nje tellall,por dhe qimi te syri tellallin e ben mire se paguhet nga parate e krimit

    1. Po mire me, te dale ne debat me te Rama si i gojes qe eshte e na ben si bythe e zgjut? Ca ka, pse frikesohet? Sala, plak eshte, ky eshte ku e ku me moshe me i ri, ca ka? Ka frike qe lodhet ne debat me shpejt se Berisha? Jooooo

      Ka frike sepse faktet qe ja perplas Berisha dhe do ja perplase nese do dal ne debat do e nxjerre bythqirin lakuriq si arkitektin e korruspionit ne Shqiperi ashtu sic eshte. Do cohet pastaj nga studioja e do beje si arusha ‘Mira” duke u rrotualluar ne cirkk e duke folur me audiencen kot me kot , vetem per te terhequr vemendjen sic beri ne Opinion para ca kohesh kur e mberthyen me pyetje e sdinte ca te thoshte. Prandaj sja mban bytha Ramazanit te beje debat me Berishen. Kaq e thjeshte eshte o shoku sufllaqe.

    2. Rama po thote qe spaku te bej punen e vet pa neglizhenca per ata ne rradhet politike! Te gjithe duhet te hetohen dhe pse jo te niset nga Meta.

  4. I gjati ine e njeh mire Meten dhe i tutet mllefit te akumuluar te tij . I gjati ine e ka ditur dhe e dine se Meta eshte teper i vendosur sidomos kur i cenohet menderja e tij . Ai e dine dhe e ndjene se meta do jete “xhebraili ” i tij .

  5. Ca jane keto analiza pa baze lajme koti Rama dhe te gjithe ne duam ta shofim ne burg ilir meten sa me shpeeeeejt

  6. Ajo cfar Rama po thote esht qe spaku te bej punen e vet. Te gjithe duhet te hetohen dhe pse jo te niset nga meta.

  7. Sigurisht qe Ilir Meta duhet vene para drejtesise pasi eshte kriminel qe vetem ka korruptuar dhe si ka sjelle asnje te mire ketij vendi

      1. Po, ke te drejte, kryeministri eshte i drejte ju karat jeni parazite dhe po ia merrni shpirtin km.

  8. Rama esht duke ber dhe punet qe sduhet ti bej ai, beri shum mir qe i beri thirrje spakut per meten e kreu detyren e tij tani nuk do merret me te. Ka shum pune per te ber, dhe me investimet e fundit qe po kryen sdo merret me meten

  9. Po thote qe te hetohet kushdo tek te cilet ka dyshime dhe dyshimet me te medha jane tek meta dhe pse ho mos te niset nga ai

  10. Hajde portal qe bo analize pa baza
    Rama dhe ne te gjithe duam qe te gjithe te shikojme drejtesi ne kete vend dhe ta filloj nga Likja

      1. Berisha u zbyth dhe brenda dy javësh, pa ja kërkuar njeri, kaloi nga denoncues i procesit, në lëpirës të Edi Ramës për ta pranuar në tryezë?Shpellkare masturboheni deri kur tju dal gjak nga bytha

  11. Nuk eshte terhequre kurre rama per ilir meten ai pervec ilirit dhe saliut tha do ndimoje drejtesine per keto qe kam ne partine time.

  12. Rama esh duke bere punen e spakut qe esh ne gjume. Te gjithe duhet te kuptojne qe ka ardhur koha qe te marrin drejtesi populli per kriminelet e len te lire

  13. Eshte llogjike e thjesht ju qe doni te deformoni fjalet dhe doni te nxirrni sa me keq imazhin e kryeministrit per klikime dhe like sa me shume jeni nje turp ai ka thene qe spaku do bej punen e vet dhe te gjithe do vihen perballl drejtesis dhe rama nuk perfshihet me keto pune.

  14. Nuk esht detyra e kryeministrit te merret me kete pune por thjesht ja vuri ne dukje spak qe te merret dhe mos te flej gjum

  15. 😂😂😂😂 do qihesh ropsh mor burr ske rruge tjeter. Mbaje mend sa do vuash ti. Ptuuuuuu tevqifsha faren e disin

  16. Rama, Meta e Berisha e dine mire fuqine dhe taktiken e njeri-tjetrit, ndaj lufta mes tyre njeh shume ulje-ngritje.

    Tani shihet nje lloj terheqje e Rames ne luften disavjecare ndaj Presidentit qe kishte per qellim shkeputjen e LSI nga opozita per nje mandat te trete jo te veshtire qeverises, gje qe nuk e arriti megjithese perdori Bashen, propaganden dhe institucionet e Drejtesise.

    Tani KM ndjen se po i hyn uji nen rrogoz, pra brenda PS dhe Meta i sherben indirekt si kercenim per ish delfinin e tij, Veliajn, i cili po noton ne ujerat atllantike.

    Kercenimi ndaj kryebashkiakeve aktuale socialiste per tu perballur me SPAK-un diten e djeshme nuk mund te mos kishte ne objektiv Veliajn te parin, nderkohe qe akuzat per korrupsion ne Bashkine e Tiranes jane bere publike prej kohesh nga opozita.

    Ndaj ky armepushim me Meten eshte i perkoheshem e deri ne prag te zgjedhjeve te ardheshme vendore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu