• |
ide | kryesore

Rama i bëri thirrje SPAK të hetojë Berishën/ Ish-kryeministri: Është në panik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbas deklaratave në konferencën për medie të kryeministrit Edi Rama, ish-kreu i qeverisë Berisha ka dalë para gazetarëve. Berisha i është përgjigjur thirrjeve të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për ta hetuar ish-kryeministrin, duke i mëshuar idesë se ai është shpallur “non grata” nga SHBA.

Lideri historik i demokratëve shprehet se Rama është në panik dhe e bën këtë për të tërhequr vëmendjen nga varfëria që ka prekur shqiptarët. Berisha shkon më tej duke thënë se Rama dhe ministrat e tij janë të pangopur vazhdojnë të vjedhin pronat dhe fondet publike.

“Kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve ne një panik të jashtëzakonshëm merret me drejtësinë dhe kundërshtarët  e tij politik. Shkaqet janë madhore. Edi Rama thekson se me këto qendrime të cilart shëmbëllejnë apo kanë të denja për Korëne e Veriut apo mregjimit të eterve të tij, ka disa synime.
Më së pari të terheqë vemendjen e qytetarëve shqiptarë të cilët po përballen me veshtirësi shumë të mëdha, në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie, të këtij kryeministri I cili me firmë dhe vule vjedh, vjedh dhe vetëm mvedh. Krijon vetëm mekanzima vjedhjeje. Dje po kontrolloja statistikat. Nga 2014 deri sot indeksi I cmimeve të ushqimeve është rritur 100 %. Shumica e familjeve shqiptare shpenzojne mbi 50 perqind të të ardhurave vetëm për ushqime. Nje varferi e frikshme, rritt cdo jave e muaj nëtë këtë vend në një kohë kur kryeministri dhe ministrant e tij të pangoput vazhdjnë të vjedhin dhe përdorin findet, pronat publkie, asetet nga Kepi I Stillës deri në skajin me të lartë të vednit.

Dua tju kujtoj një takim me avokatin e famshëm amerikan.  Pse Edi Rama ka humbur gjurmët. Nuk I rrihet më në shqipëri por ne kurriz te taksapagueve shqiptar me avion ecën dhe udhëton si gjëja me e pavlerë e Europës zyrtare. Pse? Unë do tu lexoj vetëm një nga pse-të dhe kjo që po lexoj lidhet me aferën e djegësave”, tha Berisha.



9 Comments

  1. Koka e krimineleve duhet te denohet sa me pare qe te marre denimin e merituar per te gjithe shkaterrimin e vendit .

  2. je ti ne panik qe ke hall mos te heton spak prandaj ushtroni presion mbi ramen qe i thote spakut te hetoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *