• |
ide | kryesore

Rama i kërkon SPAK hetime për Berishën, 21 janarin, Gërdecin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama në një deklaratë për mediat në 3-vjetorin e themelimit të SPAK, tha se ka kërkuar prej këtij organi që të hetojë politikanët e rangut të lartë, duke theksuar se kjo nuk është presion.

Ai ka thënë se duhet hetuar 21 janari, ku 4 protestues u vranë me plumba të vërtetë, por edhe Gërdeci, ku humbën jetë me dhjetëra e u plagosën me qindra. Kryeministri theksoi gjithashtu se në ‘lupën’ e SPAK të jenë edhe disa afera korruptive.

“Ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi shumë të qartë, unë skam kërkuar dhe askush s’ka kërkuar dënim, por hetim. Dënimin s’e vendosim ne, por që të hetohet një çështje që është guri në qafë për të gjithë Shqipërinë, është domosdoshmëri. Që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejt dhe e pavarur duhet të çlirohet nga komplekset e së kaluarës dhe më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk para shkruhet. Të hetohet deri në fund nëse është apo jo.

Këtë e tregon hetimi i drejt dhe i pavarur. U vranë 4 njerëz me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci, janë dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur. Të hetohen disa skandale të mëdha financiare, korruptive. Ç’a presioni është ky? Ç’a ngutje është? Të gjithë baltën për këtë ngurrim të pa justifikueshëm për hir të së vërtetës e kam mbajtur unë personalisht. Ju e dini se çfarë furie balte hidhet mbi mua çdo 21 janar. I mirëkuptoj ata që hedhin. Ju e dini se ç’a balte hidhet mbi mua, duke përqeshur drejtësinë e re. Reforma në Drejtësi, është mbështetur nga 90% e popullit shqiptar. Këtu s’është çështje e një lufte politike.

Politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot kundërshtarin”, tha Rama.



22 Comments

  1. 21 janari ishte nje sulm terrorist kunder institucionit qe mbrohej nga ushtar te armatosur
    Keta ushtar PSE I mbajen Armet ligji Thot te mbrohen institucionit nga sulmet
    Per te tjerat kristaqin ne byth o zorr muti

  2. S’paskan dale trollsat e Fuges qe shkruajne fjali standarde ‘Une mendoj se Spak eshte gje shume e mire dhe se drejtesia duhet vene ne vend, sic po e ben Edi Rama..’ 😁😁😁😁😁

  3. Nese hetohet 21 janari , i pari qe duhet te shkoje ne burg je ti dhe vetem ti o pallosh . Ai ishte grusht shteti i paralajmeruar nga ana jote kur nje dite me pare the se nuk mbaj pergjegjesi per ate qe do ndodh neser . Nderseve militantet dhe vete u fshehe si lepur . Sot si ata qe u ndersyen si ata qe mbrojten(nje pjese) institucionet u shpaguan me poste nga ana jote . Sepse per ty nuk kishte rendesi çfare ndodhte , rendesi kishte marrja e pushtetit me çdo mjet , forme dhe mundesi . Por mos harro , kush me shpate vrau nga shpata do te vdes .

  4. vallaj esht turp te mos denohet njeri per ate ngjarje qe vdiqen aq shum veta te pafajshem, rama ka te drehjte ktu

  5. z Kryeminister ka te drejte. Te lihen pa denuar ata qe kryen krimet ku vdiqen aq shume njerez eshte turp per popullin. Do vije drejtesia shume shpejt

  6. Rama vazhdo dhe beji thirrje SPAK-ut mos i ler te qete derisa ai i vdekuri (non grada) te marre denimin e duhur
    SPAK-u te reflektoje per krimet dhe vjedhjet qe ka bere non grada…21-janari,nje date qe dhemb per familjaret e atyre qe u vrane ate dite dhe Saliu akoma se ka marre denimin …

  7. SPAKU mos beje hetime vetem per Saliun por edhe per datmir mehdiun sepse ai eshte pergjegjesi i tragjedite se gerdecit ku humben jeten gjithe ata njerez te pafajshem ishallah sa me pare te futen ne burg dhe te kalben aty

  8. Esht turp qe akoma berisha endet i lir edhe pas 21 janarit. Ai vrau njerez te pafajshem dhe nuk ka mar asnje denim per kete gje.

  9. 4 te vrar mes bulevardit dhe ai ka akoma goj tju flasi shqiptareve o sali je plak i neveritshem qe vetem burgu te pret. Sa e sa krime ke ber ti ne kete vend te gjitha do ti lash mos ke marak

  10. SPAK te vendosi nje standart ne gjykimin e vipave qe bejne shkelje sot, por smund te fshihen 30 vite morrupsion e afera, genc ruli e lulzim basha qe kane vjedhur meljona si ministra nuk mund te behen tabula rasa, turp ndaj popullit shqiptar nese kjo gje ndodh…

  11. Zograf , ne nje jave
    – u zbrit me 20 vende liria e medias
    – vdiq nje i ri ne rrethana misterioze ne duart e policise
    – zotrote fillove sulm te perqendruar per te mbuluar zullume e tua.

    Imagjno sikur ne kohe te Sales te kishin bere vaki kto gjera , rujna zot.

    Mos ki merak o xhan , amerikanet qe i do aq shume ta kane bere gati dhe ty kastravecin po he. Po zgjedhin vetem dimension sa te te ta pershtasin . He xhan.

  12. Ky eshte saliu qe vret njerez ne mes te sheshit sikur ska ndodh asgje. Llumi me i madh i ktjj vendi. Sesht vetem kerkes e Rames e e gjith shqiptareve

  13. Non grada duhet te hetohet patjeter per gjithe katastrofen qe i ka shkaktuar vendit tone . 21- janari eshte akoma plage per te gjithe dhe ai kriminel duhet te denohet .

  14. Berisha duhet te jape llogari para drejtesise per gjithe masakrat qe i ka bere ketij populli. Shpresoj qe spak te veproje sa me pare

  15. Per berishen duhet te nderhyjne gjithe format e drejtesise sepse akuzat dhe provat kunder tij jane bindese dhe mese te verteta

  16. Drejtesia vonon por nuk harron apo nuk eshte kjo shprehja , gjithsesi ata do dalin para drejtesise nje dite per ato vrasjje makabre pa asnje fajtor

  17. Ne 21 janar humben jeten bij nenash dhe drejtesia duhet te vendoset ne vend qe shpirti i tyre te bjere ne paqe.Spaku duhet te nxitoje me hetimet.

  18. Nongrata duhet te denohet per te gjitha krimet qe ka bere.Spak duhet te denoje personat qe kan bere vrasjet me 21 janar.

  19. Sali Berisha vrau njerez te pafajshem dhe akoma eshte i lire duke e shiju jeten ne maksimum. Uroj qe ai kriminel te denohet sa me pare per te gjitha krimet qe ka bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *