• |
ide | kryesore

Reagimet që nxiti Ronela Hajati në Eurovision

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjysmëfinalja e Eurovizionit 2022 nisi me Ronela Hajatin nën ritmet e muzikës ‘Sekret’, duke elektrizuar skenën.

Por kjo nuk mjaftoi për tu kualifikuar në finalen e Eurovision. Si interpretuesja e parë, Ronela tërhoqi vëmendjen me një veshje me shkëlqim argjendi dhe një ekip me kërcimtarë dhe koreografen Klaudia Pepa. Teleshikuesit ashtu siç ndodh zakonisht u ndanë në dy kategori . Disa ishin të mahnitur nga performanca e saj dhe nuk nguruan ta ndanin mendimin e tyre në Twitter: “Hyrja e Shqipërisë në #Eurovisionin e këtij viti është shumë seksi pozitive dhe nuk zhgënjeu”. Një tjetër ra dakord: ‘Oh zot, publiku e tha atë legjendare.’

     

Por nga ana tjetër jo të gjithë menduan njësoj. BBC Three, nëpërmjet Twitter, komentoi performancën duke shkruar: “Kur taksia po vjen për 5 minuta dhe të duhet të thash flokët”.Të shumta kanë qenë edhe komentet në lidhje me veshjen e Ronela Hajatit në ‘La Venaria Reale’, ku shumë persona vinin re ngjashmërinë me një shishe disarono.

Gjithashtu ai fustan u kthye në më të komentuarin në rrjetet sociale për shkak se përngjante me një skicë të një artisti nga Rio de Janiero. Stilisti, Niko Komani në një intervistë për Wake Up foli rreth veshjes duke mos i dhënë kredite 23 vjeçarit brazilian.

Më vonë sipas hulumtimeve ,Pedro Leopoldo e ka krijuar ilustrimin në vitin 2020 për konkursin The Eco Ball, organizuar nga SOD (School of Drag), një konkurs arti online. Tema e ilustrimit ka qenë “Ndotësit”. “Doja të përcillja]një ndjesi të rëndë, prandaj vendosa shumë pëlhurë, krijova këtë veshje plot shenja, duke e mbuluar me shenja nga fundi i veshjes deri në majë,” ka shkruar ai për konkursin./Lapsi.al

 



4 Comments

  1. Shume mire beri qe nuk u kualifikuam kesaj radhe. Duhet te na behet mesim qe me koreografi te vjedhur, dhe me nudizem nuk fitohet.

  2. Po Bazdartizohet cdo gje ne kete vend. Po ato fustaet e zinj qe kishin veshur cunat, nuk e kuptova pse te zinje? Nqs donte koreografi kopjac te kishte elemente kombetare, ne fustanellat i kemi te bardhe jo te zinje. Si mundet nje koreograf idiot, pervec se te vjedhi, te fusi duart lirshem dhe te eksperimentoje me veshjet kombetare?Po stafi organizativ nuk e pa te arsyeshme te nderhynte? Prandaj meritojme Edi Ramen ,se po bastardizohet cdo gje

  3. Robqirllek i madh.

    Vet eurovizioni eshte nje kompeticion anti moral dhe anti familje dhe mire eshte te mos marresh pjese.

    Ajo cka eshte me e qelbur eshte sesi mundet te fitojne nje kenge e tille RTSH-ne???

    Duhet revolucion kombetar sa me shpejt te jete e mundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *